Reshjet – Përmbytet Shëngjini, familjet në pikë të hallit

494
Sigal

Qyteti i Shëngjinit është përmbytur mbrëmë nga vërshimi i ujrave nga malet dhe nga zona e Torovicës si pasojë e reshjeve të dendura.

Situatë e vështirë në Shëngjin, gjatë natës ku ka paur dhe evakuim të familjeve.

“Një numër i konsiderueshëm familjesh janë evakuar nga Shëngjini pasi uji ka vërshuar menjëherë dhe përbënin rrezik”

Sot në mëngjes ka nisur puna nga njësia administrative e Shëngjinit për të ndërhyrë në zonat më problematike por situata vijon të mbetet e rëndë.

Kreu i njësisë adminsitrative Tonin Uldedaj thotë se janë shkaktuar dëme të konsiderueshme. Probleme ka pasur dhe në Lezhë. Lagjja “11 janari” ka qenë nën ujë . Niveli i Lumit Drin është tepër i lartë, 30 cm pa dalë nga shtrati. Përmbytje ka dhe në tokat bujqësore por nuk ka shifra të sakta.