Ja cilat fruta dhe perime mund të konsumohen me lëvore

631
Sigal

Shumica
e frutave dhe perimeve që konsumojmë çdo ditë mund të përdoren bashkë me lëvore
dhe mund te jenë dyfish më të shëndetshme.

Disa nga frutat dhe perimet që
mund të konsumoni pa frikë së bashku me lëvoren e tyre i gjeni më poshtë

Kungulli– I
pasur me zink, prandaj është i shkëlqyeshëm për thonj dhe lëkurë të shëndoshë.
Po ashtu përmbajnë antioksiduesin beta karotinë që mbron nga sëmundjet e zemrës
dhe kanceri. Po ashtu as farat nuk duhet t’i hidhni pasi janë të pasura me
omega 6 dhe me acidet yndyrore që ju mbajnë trurin e shëndoshë. Lëvorja duhet
të pastrohet mire me ujë të ngrohtë, t’i fusni në furrë për 20 minuta dhe t’i
konsumoni.

Patatja
Shumica prej nesh përpiqen ta evitojnë lëvoren e patates pa kuptuar se është
tepër e shëndetshme, por shumica prej tyre nuk e dine pse. Ajo është e pasur me
hekur, magnez, zink dhe vitamina C.

Ananasi
lëvorja e ananasit mund të duket tepër e ashpër por mund të thuhet se është
tepër e shëndetshme, për shkak të vlerave ushqyese që përmban. Veç vitaminës C,
ajo ndihmon tretjen dhe mbron stomakun. Në lëvoren e ananasit gjenden dy herë
më shumë antioksidues se sa në frutë.

Hudhra
Lëvorja e hudhrës përmban pesë komponentë të ndryshëm, theksojnë ekspertët
japonezë. Njëri nga funksionet më të rëndësishëm është ngadalësimi i plakjes
dhe mbrojtja e zemrës. /Gazeta Telegraf/