Konferenca e Bratislavës, Buajr Leskaj: Përvoja evropiane konsolidon veprimtarinë e KLSH

490

Kryetari i KLSH-së, z. Bujar Leksaj merr  pjesë në takimin e Komitetit të Kontaktit të SAI-ve të vendeve të BE-së

 


datat 20-21 tetor u zhvillua në kryeqytetin 
e Sllovakisë, Bratislavë takimi i Komitetit të Kontaktit të
Institucioneve Supreme të Auditimit (SAI) të vendeve anëtare të BE. Në këtë
takim morën pjesë si vëzhgues edhe SAI-t e vendeve kandidate dhe para-kandidate
për në BE.  Morën pjesë gjithashtu përfaqësues
të EUROSAI, SIGMA dhe IDI-t. Në këtë takim morën pjesë 34 SAI evropiane dhe 104
 pjesëmarrës. SAI mikpritës, SAI Sllovak
mban edhe Presidencën e radhës të Bashkimit Evropian. Takimi u hap dhe u
përshëndet nga Presidenti i SAI-t Sllovak, z. Karol Mitrik, i cili në fjalën e
tij falënderoi presidentët dhe delegacionet e SAI-ve pjesëmarrëse  për prezencën në këtë takim të rëndësishëm.
Zoti Mitrik bëri një panoramë të shkurtër të historikut të SAI-t Sllovak që nga
krijimi i Dhomës së parë të Llogarive në vitin 1761 në kohën e perandorisë Austro-Hungareze
deri në vitin 1993, kur u krijua Institucioni Suprem i Auditimit të Republikës
Sllovake.

 

Takimi
u vlerësua dhe u përshëndet dhe nga Kryetari i Parlamentit Sllovak, z. Andrej
Danko, i cili në fjalën e tij theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes
institucioneve të vendeve të BE-së, duke veçuar rëndësinë që ka thellimi i
marrëdhënieve institucionale dhe njerëzore. Vëndet e BE-së duhet të
bashkëpunojnë, duke ruajtur diversitetin e tyre. Çështjet që trajtoi takimi i
Komitetit të Kontaktit lidhen me problematikën aktuale të vendeve të BE-së dhe
konkretisht me politikat e energjisë dhe ndryshimet klimatike në BE, me tregun evropian
të energjisë dhe parashikimin e auditimeve që do të kryhen në të ardhmen në këtë
fushë, transformimin e sistemit të energjisë përmes transmetimit të qëndrueshëm,
auditimi i implementimit të politikave të energjisë, etj.

Përfaqësues
të Gjykatës Europiane të Audituesve u fokusuan në analizën e rezultateve të
auditimeve të kryera nga ECA dhe SAI-t e vendeve anëtare të BE-së në fushën e
energjisë dhe të ndryshimeve klimatike.  Çështje
që pati interes ishte tregu i energjisë, integrimi i plotë i të cilit nuk është
arritur ende (si p.sh tregu i çmimeve të energjisë dhe interkoneksioni),
diskutim që u mbajt nga z. Xavier Lafon, Gjykata Franceze e Llogarive. Në këtë
drejtim SAI-t duhet të diskutojnë sot për të ardhmen, në mënyrë që të projektohen
auditime në shkallë kombëtare, të cilat do të ndihmojnë në zgjidhjen e këtij
problemi. Për këtë SAI-t duhet të ndajnë eksperiencat e tyre, veçanërisht metodologjitë
e auditimit, të ndajnë analizat e punës së tyre dhe të realizojnë auditime
paralele në këto fusha.


diskutime u përfshinë përfaqësues të ECA, SAI-ve të Francës, Suedisë, Polonisë,
Danimarkës, Gjermanisë, Çekisë, Sllovakisë, Portugalisë, etj. Gjatë zhvillimit
të punimeve të takimit, Kryetari i KLSH-së takoi përfaqësues dhe drejtues të
SAI-ve partnere si Presidentin e SAI-t të Polonisë z.
Krzysztof Kwiatowski,
Presidentin e Gjykatës Portugeze të Llogarive, z. Vitor Caldeira, Presidentin e
SAI-t të Kroacisë, z. Ivan Klesic, Presidentin e SAI-t të Bullgarisë z. Tzvetan
Tzvetkov, Presidentin e SAI-t Cek Miroslav Kala, Presidentin e Senatit të SAI-t
të Malit të Zi, z. Milan Daboviç, zv/Presidentin e Gjykatës Turke të Llogarive,
z. Fikri Ozkok, etj. Takimi i Komitetit të Kontaktit i
mbylli punimet me miratimin e konkluzioneve, nëpërmjet të cilave vuri në dukje
se çështjet e energjisë dhe ato klimatike paraqesin sfidat kryesore strategjike
të  shteteve anëtare të BE-së. Këto sfida
kërkojnë qe të veprohet nga  autoritetet
respektive të vendeve anëtare të BE-së, si edhe nga Institucionet Supreme të
Auditimit dhe Gjykata Evropiane e Audituesve. Komiteti i Kontaktit  evidentoi se vetëm duke punuar së bashku,
SAI-t mund të realizojnë detyrat e tyre të komplikuara. Ky takim evidentoi
faktin që SAI-t e BE-së kane realizuar një numër të konsiderueshëm auditimesh
mbi tema në lidhje me efikasitetin e energjisë, energjinë e rinovueshme dhe
sigurinë e energjisë së përdorur. Përveç kësaj, ka ende potencial për më shumë
punë në lidhje me risitë në fushën e energjisë, të integrimit të tregjeve të
energjisë evropiane, duke u përshtatur me ndryshimet klimatike. Komiteti i
Kontaktit mirëpriti gatishmërinë e SAI-ve për të ndarë informacion dhe
rezultatet e auditimeve në fushën e energjisë dhe të klimës, dhe sugjeroi që
puna e grupeve përkatëse të INTOSAI-t dhe EUROSAI-t të ketë në konsideratë këto
rezultate. Në këtë vizitë, Kryetari i KLSH-së shoqërohej nga zj. Irena Islami,
Drejtore e Drejtorisë së Komunikimit, Botimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë dhe
zj. Armanda Begaj, specialiste.

 

 

Sigal