Rekorde elektorale/ Ja Kush janë 10 kandidatët socialistë që morën më shumë vota në zgjedhjet vendore nga veriu në jug

109
Sigal

Brenda fitores masive të socialistëve në këto zgjedhje, disa prej kandidatëve kanë shënuar rekorde elektorale.

I pari është kryebashkiaku Veliaj, i cili në garën për mandatin e tretë arriti një diferencë me gati 58 mijë vota më shumë se Belind Këlliçi.

Kryesocialisti Edi Rama ka pagëzuar kryebashkiakun e Tepelenës, Tërmet Peçin si njeriun e fitoreve plebishitare. Një të tillë e ka realizuar edhe më 14 Maj, duke u renditur si kandidati më i votuar socialist me 82.67 %.

Kjo është lista e ‘Top 10’ kandidatëve socialistë më të votuar, ku si i dyti renditet fituesi i bashkisë Dropull Dhimitraq Toli me 81.25 %, pasuar nga Adriatik Zotkaj në Poliçan dhe Alma Hoxha në Përmet. Në konkurrimin e tij të parë politik, Maringlen Disha me fitoren e Librazhdit, 74.45% është futur në listën e ‘Top 10’ më të votuarve pasuar nga Blerim Shera në Vorë dhe Andis Salla në Cërrik.

Pasi la kostumin e diplomatit, edhe Ermal Dredha në Vlorë arriti fitoren me 70.55%, duke u renditur i teti në Top Listën e më të votuarve socialistë.

Flamur Golemi në Gjirokastër dhe Fation Duro në Patos edhe ata renditen në top 10 më të votuarit. Megjithëse konsiderohet si kryeqyteti i socialistëve, Armando Subashi nuk mundi të jetë në 10-shen e kandidatëve më të votuar.

Sakaq paçka se fituan mandatet si kryebashkiakë, duke mos arritur kuotën e 50 % të votave, katër më pak të votuar prej kandidatëve socialistë renditen Klement Ndoni në Këlcyrë, Safet Gjici në Kukës, Qerim Ismailaj në Mallakastër dhe Kreshnik Hajdari në Kuçovë.

TOP 10 kandidatët socialistë  më të votuar:

Tepelenë, Tërmet Peci 82.67%

Dropull, Dhimitraq Toli 81.25 %

Poliçan, Adriatik Zotkaj 78.87%

Përmet, Alma Hoxha 76.78%

Librazhd, Maringlen Disha 74.45%

Vorë, Blerim Shera 73.52%

Cërrik, Andis Salla 71.19 %

Vlorë, Ermal Dredha 70.55 %

Gjirokastër, Flamur Golemi 70.52 %

Patos, Fation Duro 69.97%

Katër kandidatët socialistë më pak të votuar:

Këlcyrë, Klement Ndoni 49.34%

Kukës, Safet Gjici 49.7 %

Mallakastër, Qerim Ismailaj 48.23%

Kuçovë, Kreshnik Hajdari 44.88 %

Kandidatët socialistë sipas përqindjes së votave të marra më 14 Maj:

Tepelenë, Tërmet Peci 82.67%

Dropull, Dhimitraq Toli 81.25 %

Poliçan,  Adriatik Zotkaj 78.87%

Përmet, Alma Hoxha 76.78%

Librazhd, Maringlen Disha 74.45%

Vorë, Blerim Shera 73.52%

Cërrik, Andis Salla 71.19 %

Fier, Armando Subashi 69.38 %

Dibër, Rrahim Spahiu 67.69 %

Pogradec, Ilir Xhakolli 67.6%

Maliq, Gëzim Topciu 66.38%

Shijak, Elton Arbana 66.24 %

Mat, Agron Malaj 65.91 %

Krujë, Artur Bushi 65.63 %

Pustec, Pali Kolefski 64.95 %

Kolonjë, Erion Isai 64.28%

Lushnjë, Eriselda Sefa 62.64%

Delvinë, Besmir Veli 62.75%

Përrenjas, Nuri Belba  62.48 %

Berat, Ervin Demo 61.46 %

Korçë, Sotiraq Filo  60.64%

Kamëz, Rakip Suli  60.36 %

Bulqizë, Festime Mjeshtri 60.27%

Shkodër, Benet Beci 60.22%

Selenicë, Nertil Bellaj 59.03%

Peqin, Bukurosh Maci 57.78 %

Divjakë, Josif Gorrea 57.37 %

Malësi e Madhe, Tonin Marinaj 56.93 %

Elbasan, Gledian Llatja 56.23%

Klos, Valbona Kola 56.07%

Skrapar Adriatik Mema 55.84%

Vau Dejës, Kristian Shkreli 55.78%

Durrës, Emiriana Sako 55.57 %

Tiranë, Erion Veliaj  54.69 %

Konispol, Ergert Dule 54.66 %

Lezhë, Pjerin Ndreu 52.78%

Gramsh, Besion Ajazi 52.67 %

Libohovë, Leonard Hide 52.64 %

Roskovec, Majlinda Bufi 52.54 %

Sarandë, Oltion Caci 52.46%

Tropojë, Rexhë Byberaj 51.25 %

Kurbin, Majlinda Cara 51.22 %

Devoll, Eduard Duro 50.86 %

Dimal, Juliana Memaj 50.85 %

Belsh, Artif Tafani 50.23 %

Rrogozhinë, Edison Memolla 50.11%

Këlcyrë, Klement Ndoni 49.34%

Kukës, Safet Gjici 49.7 %

Mallakastër, Qerim Ismailaj 48.23%

Kuçovë ,Kreshnik Hajdari 44.88 %