Reagon babai i të miturës së abuzuar në Pogradec: Blerimi vinte shpesh tek ne

448
Sigal

Në fshatin Vërdovë të Pogradecit janë shumë të tronditur nga abuzimi ndaj 13-vjeçares prej Blerim Bizgjonit. Banorët e zonës shprehen se prindërit nuk duhej ta kishin lënë vajzën e tyre të futej në shtëpinë e Blerim Bizgjonit.

Babai I vajzës së abuzuar, i cili shprehet se janë thirrur në polici pas denoncimit të vajzës.

Ai tregon se policët i kanë kërkuar që të mos kenë të bëjnë me familjen e Blerim Bizgjonit.

“Na thirrën në polici dhe na thanë që nuk duhet të keni të bëni me atë familje. Mos bëni shumë dallavere dhe mbajeni derën mbyllur”, rrëfen babai i vajzës së abuzuar duke theksuar se Blerim Bizgjoni shkonte shpesh në shtëpinë e tyre.