Petrit Vasili: Shkollëpaku në kllapi, numëron mandatet e 25 prillit. Truri i nxjerr vetëm 47, por goja i broçkullit 74

273
Sigal

Nga Petrit Vasili

Shkollëpaku në kllapi ngatërron 74 me 47!!

Piktori ose poçexhiu Edi Rama në kllapi pasi numëron mandatet për 25 prillin, truri i nxjerr vetëm 47, por goja i broçkullit 74.

Per shkollëpakun, halucinacioni nga 47 në 74 është përçartja e një të marri që s’di ç’kërkon.

Po çfarë i duhen këto 74 (apo realisht 47) mandate këtij të ikuri?

Shkollëpaku ka 100% të mandateve dhe e shkatërroi Shqipërine krye krejt.

Tani shkollëpakut iu dashkan 74 (47) mandate, që të ndreqë Shqipërinë, që shkatërroi vetë.

Me 100% të pushtetit:

vodhën miliarda me PPP e koncesione,
nga 5 i bënë 15 Kushte për hapjen e Negociatave,

e bënë Shqipërine lavatriçe të parave të pista,
arsimin e bastarduan në arsimin e Turit,

e kthyen Shqipërinë në narkoshtet dhe Kolumbinë e Europës,

e lanë pa shëndetësi dhe pandemia provoi horrllëkun e tyre duke i lënë pacientët në dorë të fatit,

e lanë Shqipërinë pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë te Lartë,

e lanë deri edhe pa ujë te pijshëm,
i lanë përjashta, bile edhe pa bukë, shqiptarët, që u goditën nga tërmeti,

i bënë shqiptarët që me mijëra të ikin nga Shqipëria rrugëve të botës.

Për çfare i do këto 74(47) mandate shkollëpaku apo që ta shesë të gjithë Shqipërinë ashtu siç do që të shesë detin si dhe t’u rrëmbejë edhe lekun e fundit shqiptarëve, se ky ka aftësi vetëm për të zhvatur dhe shkatërruar dhe asgjë tjetër.

Megjithatë shkollëpak, 47 nuk bëhet 74, mblidhe mendjen dhe ik!