Damian Gjiknuri takohet me stukturat e socialistëve, misioni vijon

113
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka mbajtur fjalën e tij para kandidatëve për drejtues të PS në njësinë numër 8 në Tiranë. Gjiknuri: Udhëheqësi në vetvete  është përballja me të tjerët. Ajo që është me rëndësi është se ata që janë këtu janë të gjithë më të mirët. Ky është një process, i cili është unik në Partinë Socialiste, pasi po shihni që përballë jush po dalin kandidatë që ju nuk i keni njohur më parë, e as unë. Por ky proces pikërisht këtë ka vlerë se ata guximtarët vijnë këtu e flasin para të gjithëve për të treguar aftësitë e tyre. Kjo është e vërteta! Ky është revolucioni i kësaj partie. Në të vërtetë më parë mendonin ata që ishin në parti që këtu apo aty do vendosnin një drejtues dhe të tjerët nuk kishin as guximin të ngrinin zërin e të shpallnin kandidaturën, ndaj është bërë edhe ky proces. Edhe në mënyrë individuale këtu personat mund të dalin edhe të shpalosin idetë e tyre. Në filozofinë time ‘pozicioni të nxjerr në pah dobësitë’ ndaj edhe kjo është për të treguar se sa të aftë jeni dhe sa të fortë e keni liderin brenda jush. Le ta shndërrojmë Partinë Socialiste, jo se jemi të pakënaqur, por partia ka nevojë për ide të reja, ndërsa përballet me sfida të reja. Ndaj le të përmirësojmë të gjithë Partinë Socialiste.” Gjiknuri deklaroi se Partia Socialiste ka një mision që shkon larg ndaj e ka të nevojshëm transformimin mbrenda vetes.