Vasili: Narko-KQZ e kriminalizuar: Nuk njeh zarfat e Diasporës pa firmë, por njeh votat e manipuluara

Deputeti i PL, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër në rrjetin e tij social në Facebook ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke e akuzuar për kriminalizim të procesit zgjedhor dhe manipulim të votës së diasporës.

Sipas tij, zgjedhjet janë të pavlefshme dhe SPAK po mban qëndrim të heshtur, duke bërë “pazare” me qeverinë në vend që të hetojë krimin zgjedhor. Narko-KQZ i vë vetë vulën shkatërrimit të zgjedhjeve. Narko-KQZ nuk pranon t’i paguajë DHL zarfat e votave pa firmë. Narko-KQZ, nga ana tjetër, votat i numëron dhe i njeh si rezultat. Ky është kulmi i kriminalizimit të Narko-KQZ-së. Kush i mori zarfat e votave të Diasporës?

NOA

Kush i shpërndau? Pse u shpërndanë pa firmë? Pse u njohën këto vota të manipuluara sheshit si rezultat zgjedhor nga Narko-KQZ? Pse nuk u kallëzuan fajtorët nga KQZ në SPAK dhe Prokurori? Pse e fshehu KQZ krimin zgjedhor të konsumuar hapur me votën e Diasporës?

Zgjedhjet kanë rënë! Rezultatet e zgjedhjeve janë nul, sepse manipulimi është vërtetuar hapur.Vota e Diasporës i bën pluhur e hi zgjedhjet. Ndërsa SPAK është futur në bunker dhe bën pazar me qeverinë për të zgjatur mandatet e veta, dhe në shkëmbim i jep alibi krimit zgjedhor që po shkatërron vendin.