Shpopullimi i Shqipërisë, Meta: Situata në vend, më dëshpëruese se në vitet ’90

57

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas një artikulli të botuar nga prestigjiozja “Le Monde” rreth ritmeve shqetësuese të shpopullimit të Shqipërisë.

Duke cituar “Le Monde”, Meta shkruan se situata në vend është më dëshpëruese se në vitet ’90.

Sipas kreut të shtetit, adresimi i menjëhershëm i këtij fenomeni është emergjencë kombëtare, dhe çdo neglizhencë e mëtejshme do të kishte pasoja katastrofike.

Postimi i Metës:

Ritmet shqetësuese të shpopullimit të Shqipërisë edhe sipas prestigjozes “Le Monde” tregojnë se situata në vend është më dëshpëruese se në vitet ’90.

Adresimi i menjëhershëm i këtij fenomeni është emergjencë kombëtare, dhe çdo neglizhencë e mëtejshme do të kishte pasoja katastrofike.

Koha për të rikthyer shpresën tek shqiptarët është tani!

Rruga që duhet ndjekur është e qartë: Shqiptarët duhet të marrin në dorë fatet e tyre!

Çdo pritshmëri tjetër është NAIVITET, ILUZION dhe TRADHTI!