Protestuesi i opozitës me veshjen e veçantë: Rama na varfëroi

99
Sigal

Një qytetar nga Lezha kishte dalë me veshjen e veçantë këtë të premte në protestën e thirrur nga opozita përpara Kryeministrisë. Në bluzën dhe pantallonat e tij kishte mesazhe kundër qeverisë. Ai tha se i është bashkuar protestës së sotme për të mbështetur një opozitë që të jetë përballë qeverisë sepse sipas tij, “nuk ka opozitë”.

Qytetari nga protesta: “Jam një qytetar i thjeshtë nga Lezha. Unë nuk kam ardhur se ka bërë thirrje Berisha, unë kam ardhur vetë. Këta janë ata që sot më kanë lanë aty ku kam qenë për kështu kemi pasur regjimin enverian, e rrëzuam e thamë se po shpëtojmë me këtë kryeministër që bën tallje e njerëz që vriten rrugëve. Ky është një turp i madh për një të rrëzume të trenit japin dorëheqje po ky ka mbledh një tufë hajdutash, e thotë ata kanë punën e tyre ministrat.

Ndaj detyrohem me i thënë vetes o shok çfarë bën këtu në Shqipëri.

“Rama na varfërove” në bluzën përpara dhe në pantallona “qeveri hajdute”.

Ky është perceptimi im, Dua Europë, liri e demokraci. Na varfëroi na mori shpirtin, çmimet rriten e ky absolutisht nuk do ta dijë i fut nga një 10 milionësh dreka e darka me bosët, mua më intereson ekonomia ime familjare, unë për vete jetoj në minimumin e jetesës, me një pjesë hajdutësh që rrinë nëpër zyra e bëjnë korrupsion galopant, shyqyr kam letra e jetoj në Itali, unë kam ardhur vetëm për të mos mbysin krejt opozitën që mos kalojmë në monizëm

Kam ardhur me vetëdijen time me dashuri si mund të ndryshojë ky vend.

I bëj thirrje shqiptarëve t’i bashkohen jetës së tyre e varfërisë së tyre, e të vijnë në protestë se jo se po ndryshon diçka, se me një lloj diktatori, që përderisa nuk shkon dhe në Parlament e tallet në Parlament, më duket skandaloze ne mirë të bëhemi të gjithë bashkë e ti japim rrugën aty ku e meriton ky kryeministër.

Të paktën të ketë opozitë Shqipëria, do të votoj në 14 maj. Boll më 32 vite jemi lodhur, kam ardhur të mbështes të bëhet një farë opozite që ti bien përballë kryeministrit.”