“Këtu qëndron rinia patronazhiste”/ Simpatizantë të PD-së para selisë blu: Rama po dhunon popullin! Boll më me mashtrime

93
Sigal

Qytetarët të shumtë i janë bashkuar protestës e cila pritet të nisë në orën 12:00.

Në një komunikim një qytetar u shpreh i revoltuar duke thënë se kryeministri Edi Rama e ka kthyer vendin në një regjim dhe se nuk mendon për qytetarët.

“Kush mundohet të bëjë regjim ka dhunë është e pranueshme kjo. Ai po dhunon popullin nga të gjitha arsyet, papunë, shtypje. Ka gjysmën e qeverisë në burg, le të shkojë tek 313…Çfarë do më ky nga ne. Jemi treguar shumë me kulturë. Ka dhunë, nuk ka më fjalime,. Edhe gjykatat i ka korruptuar…Nuk mund ta bëjë kryetar partie…Vula është e jona, i bëjmë thirrje gjyqtarit që është në Apel, të reflektojë… Ka dhunë e dhunë të fortë,  le ta provojë sot dhunën dhe do ta shohë. U bëj thirrje të gjithë demokratëve të ndershëm, të dalin dhe t’i japim përgjigje”, u shpreh një protestues.

Gjithashtu një tjetër qytetar bëri thirrje që qytetarët të bashkohen dhe të dalin masivisht në shesh.

“Rama duhet t’i japë llogari popullit dhe jo të mashtrojë. Boll më me mashtrime”, u shpreh një qytetar.

“Këto janë çuar i madh i vogël për të vjedhur votën. Këtu jeton kot. Tani o të ikim ne, ose të largohet ky dhe populli shqiptar të jetojë lirshëm. S’mund të durojmë më. Me gjithë këtë popull dhe fiton sërish ai. Isha ka fat populli shqiptar ta heqë këtë qelbësirë. Bëhen të gjithë patronazhista”, u shpreh një tjetër protestues.