Rritet numri i të shëruarve në personelin mjekësor, katër mjekë dhe infermierë “mundin” koronavirusin

332
Sigal

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në rrjetin social “Facebook” ka shprehur mirënjohjen për stafin mjekësor që është në vijën e parë të luftës me koronavirusin.

Gjithashtu Manastirliu theksoi se pas testit të kryer në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik katër mjekë dhe infermierë janë shëruar, duke e çuar në 6 numrin e shëruar në personelin mjekësor në Tiranë dhe në Durrës.