Protestë masive e studentëve para Kryeministrisë: Jo ligjit të arsimit

467
TIRANE – Një protestë masive e studentëve që kundërshtojnë miratimin e ligjit të arsimit të lartë është duke u zhvilluar para kryeministrisë. Të shumtë në numër, studentët kanë bllokuar bulevardin Dëshmorët e Kombit duke u ulur para godinës së kryeministrisë me pankartën kryesore “Reforma nuk kalon”.
Me argumentin se ligji i ri i arsimit të lartë rrit tarifat e universiteteve shtetërore dhe nuk lehtëson asnjë procedurë në universitete, studentët paralajmërojnë edhe revolucion nësë ndryshimet në ligjin aktual miratohen nga parlamenti shqiptar.
“Kryeministri dhe ministrja Nikolla non grata derisa të tërheqin reformën. Reforma nuk kalon ndryshe bëjmë revolucion”, shprehen studentët.
Kjo nuk është protesta e parë që studentët zhvillojnë në kundërshtim të ligjit të ri të arsimit të lartë, por është e para e kësaj përmasa.
Prej orësh bulevardi qendror i kryeqytetit qëndron i bllokuar, e paralajmërimi i studentëve është që të qëndrojnë para kryeministrisë përgjatë gjithë ditës derisa kërkesat e tyre të dëgjohen.
Sigal