Veliaj: Tabakun e Bogdanin i kam shokë,i detyron Berisha t’më shajnë

509
Në vijim të dëgjesës me qytetarë në zona të ndryshë të Tiranës, kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës është ndalur ditën e sotme në një takim me disa tregëtarë të kryeqytetit. Ai ka dëgjuar shqetësimet e tyre që lidheshin kryesisht me gjobat dhe kamatvonesat që një pjesë e bizneseve i kanë marë pa të drejtë dhe që Veliaj e ka quajtur këtë si paaftësi të bashkisë për të menaxhuar.
“Shteti që gjetëm ishte si një shtëpi e bastisur si një kosh hedhurinash, ede punët e shtetit kanë qenë si një kosh hedhurinash. Ne premtuam dhe bëmë që njerëzit I trajtuam njësoj, jo si disa të nënës dhe disa të njerkës. Por në bashki ndodh krejt e kundërta. Nuk rriti të ardhurat 2.5 herë ashtu siç premtoi. Unë kam takuar qindra biznese që thonë se taksat dhe detyrimet duhet ti paguajnë të gjithë, por jo sipas ngjyrave partiake. Për ne qytetarët nuk ndahen sipas partive. Nëse do kishim një system të ndershëm ku të gjitht ë paguajnë njësoj dhe të gjithë kanë detyrime njësoj dhe kjo do të mundësonte krijimin e një shoqëri te drejtë dhe një zhvillim të madh. Unë të gjitha i kam me provë në punën time si ministër I mirqënies sociale dhe rinisë.Me 120 inspektorë biznesi në tiranë do duhej të Ishte Lule, ndërkohë jemi në një situatë krejt tjetër. Por çfarë bëjnë ata gjithë ditën, hanë buken e njerëzve kot. Për ne qytetarët nuk ndahen nga partia”, tha Veliaj.
Përsa i përket pusetave apo situatës nëpër rrugët e Tiranë, ku qytetarët shesin produkte të tyre vend e pavend, Veliaj është shprehur se qyteti është një negociatë e lirive të përbashkëta ku secili duhet të repektojë lirinë e tjetrit.
“Këtu nuk mund të funksionojë sin në xhungël, ku më i forti mbijeton. Ne do mundësojmë që çdo zonë në një ditë të caktuar të ketë ditën e saj të tregut. Si përshembull, tregu i kinostudios, do të bëhet një ditë në jave dhe aty do të vijnë fermerë të cilët do të shesin produket e tyre aty. Këto nuk do të jenë fermerë vetëm nga kjo zonë por nga e gjithë Tirana apo edhe nga qytete të tjera. Por ama 6 orë të asaj dite do të ketë treg vetëm në atë zonë. Kjo është një praktikë që ndiqet në shumë vende të botës. Kjo i jep jetë komunitetit,mundëon një rritje të bashkjetesës në komunitet. Unë qoftet që qelbin erë, që e gjithë Tirana është mbushur nuk i dua”, u shpreh Veliaj
Veliaj: Jorida Tabaku dhe Gert Bogdani janë shokët e mi të gjimnazit, i detyron Berisha të dalin e të më shajnë.
“Jorida tabaku dhe Gert Bogdani janë shokët e mij të gjimnazit, madje njëri prej tyre ka qenë edhe në shtëpinë time, e ata do dalin dhe do më shajnë pas pak. Por dihet se kush është pas tyre. Ma kanë thënë edhe vetë. Është një plak 70 vjeçar që u thotë atyre që ik shaj shokët e ngushtë të gjimnazit. Edhe Jorida dhe Gerti vetë do fitojë nga këto. Ky plak ka 20 vet që vetëm këtë punë bën” tha ndër të tjera Veliaj. 
Sigal