Ish-deputetja e LSI: Asnjë strategji, tri ditë para nisjes së vitit akademik

247
Sigal

Ish-deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho ka reaguar në lidhje me nisjen e vitit të ri akademik, i cili për shkak të pandemisë do të zhvillohet online për të paktën një muaj.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Xhixho pohon se vendimi për zhvillimin e mësimit online u lajmërua vetëm 3 ditë përpara.

Sipas Xhixhos, e gjithë kjo masë është bërë pa asnjë mbështetje financiare dhe pa asnjë plan nga qeveria.

REAGIMI I XHIXHOS

Sot fillon një vit i ri akademik shumë i pazakontë e sfidues për të gjithë studentet, pedagogët dhe në tërësi arsimin universitar.

Në kushtet e një pandemie të keqmenaxhuar dhe pa një strategji të qartë nga kjo qeveri e cila vetëm 3 ditë përpara fillimit të mësimit lajmëron në papërgjeshmeri totale zhvillimin e mësimit online.

Duke vendosur studentët në vështirësi për të riorganizuar jetën e tyre studentore, shpenzimet e bëra tashmë për akomodimin e tyre në qytetet përkatëse, apo shpenzimet që duhet të kryejnë për të pasur mundësi në aksesin e mësimit online.

E gjitha kjo pa asnjë mbështetje financiare dhe pa asnjë plan nga qeveria.

Gjithashtu pedagogët që në kohë rekord do duhet të përshtaten me një sistem online i lajmëruar në momentet e fundit.

Arsimi nuk është prioritet për ketë qeveri ndaj dhe sjellja e saj e papërgjegjshme nuk habit askënd.

Por drama financiare prek çdo ditë dhe me shumë çdo familje shqiptare.

Në këto kohë të errëta për vendin nën drejtimin e qeverisë më të papërgjegjshme që ka parë historia.

Shpresoj me zemër në sa më shumë bashkëpunim për ta kaluar këtë sfidë të papreçedentë që kemi përpara.