Protesta e pedagogëve/ Qeveria miraton vendimin: Rritje pagash deri në 15 %. 7% do të mbulohet nga shteti

57
Sigal

Ka përfunduar mbledhja e qeverisë. Ministrja e Arsimit Evis Kushi në një komunikim për mediat për me dije se sot në Këshillin e Ministrave u mor një vendim i rëndësishme lidhur me pagat e pedagogëve. Gjithashtu theksoi se pagat e pedagogëve rriten deri në 15%, ku 7 % do të mbulohet nga buxheti i shtetit.

Ministrja Kushi: Sot në Këshillin e Ministrave morën vendim të rëndësishëm që lidhet me pagat e pedagogëve.

Është vendim që po punojmë prej disa kohësh. Pagat e pedagogë e të rriten deri në 15%, ku 7% do të mbulohet nga buxheti i shtetit, pjesa tjetër nga universitetet. Për kërkimin shkencor mbështetja jonë do të vazhdojë dhe po diskutojmë për buxhetin e vitit 2023.

Mbështetja do të jetë edhe më e madhe. Duhet të kuptojmë se pedagogët të ardhurat i sigurojnë jo vetëm nga paga bazë, por kanë edhe shumë mundësi të tjera, pra edhe nga programe të kërkimit shkencor të BE. Ne në muajin maj kemi miratuar marrëveshje 7 vjeçare.