Sot pensionistët mund të dalin nga shtëpia deri në orën 11:00, grupmoshat e tjera në izolim

309
Sigal

Që prej orës 17:30 të pasdites së djeshme, shqiptarët janë në karantinë dhe do të qëndrojnë të izoluar deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit.

Çdo aktivitet në vend është mbyllur dhe nuk lejohet qarkullimi i makinave, masa këto të marra nga qeveria pas përhapjes së COVID-19. Nga ky rregull përjashtohen pensionistët, të cilët ditën e sotme mund të dalin për xhiro deri në orën 11:00.

Kryeministri Edi Rama publikoi ditën e djeshme masat lehtësuese për këtë periudhë pandemie. Sipas tij nga java e ardhshme do të lehtësohet lëvizja e këmbësorëve, makinave.

Në fjalën e tij ai sqaroi se që nga e hëna do të mund të dalin të gjithë me makinë njësoj si këmbësorët, duke marrë një leje në e-Albania. Po ashtu, ata që shkojnë në punë, mund të marrin në makinë dhe një koleg, i cili duhet të ulet në sediljen pas dhe të ruhen masat e sgurisë.

Një tjetër lehtësim do jetë dhe për bizneset dhe aktivitetet e tjera tregtare, pasi të gjithë mund të punojnë lirisht dhe pa probleme.

Ai tregoi faturën financiare të COVID-19 që është 500 milion euro dhe tha se janë falur të gjitha gjobat e vendosura deri tani.