Presidenti Meta ka uruar nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, pasardhësen më të re të familjes mbretërore shqiptare.
Ja postimi i Presidentit Meta :
I uroj Princeshës së vogël Geraldine, yllit të bukur e më të shndritshëm të kësaj Krishtlindjeje, pasardhëses së re të familjes mbretërore, të ketë jetë të gjatë dhe të trashëgojë vlerat më të mira shqiptare dhe europiane, pjesë e pandashme e gjakut të saj.
Gëzuar festat edhe për të dy prindërit e mrekullueshëm, Princeshë Elia dhe Princ Leka!




















