Kryemadhi takon drejtuesen e Institutit Republikan Amerikan: Platformë bashkëpunimi me LSI

134
Sigal

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi e shoqeruar nga ish-deputetja Klajda Gjosha ishte sot ne nje takim me Drejtuesen e Përkohshme të Institutit Republikan Amerikan në Shqipëri. Nga ky takim do te nis edhe nje bashkepunim mes LSI dhe Insitutit Republikan.

“Ishte kënaqësi të takohesha sot me Drejtuesen e Përkohshme të Institutit Republikan Amerikan në Shqipëri Znj. Marta Onorato. Duke e vlerësuar për gjithë mbështjen që IRI i jep partive politike në Shqipëri, ngritëm sëbashku një platformë bashkëpunimi mes LSI dhe Institutit Republikan, që do t’i shërbejë përparimit të misionit tonë, në rritjen dhe fuqizimin e kapaciteteve të rinisë dhe grave në politikëbërje, si dhe në përgatitjen e alternativave drejt një politike konstruktive, që i shërben qytetarëve dhe integrimit evropian të Shqipërisë.”