Merr flakë automjeti në lëvizje në dalje të Tiranës, ja për çfarë dyshon policia…

158
Sigal

Një automjet ka marrë flakë në lëvizje e sipër në dalje të Tiranës.

Sipas njoftimit të policisë, makina në pronësi të shtetasit me iniciale V.K, është djegur pjesërisht dhe dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit

Policia e Tiranës:

“Me datë 06.04.2022, në afërsi të TEG-ut, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht, mjeti me drejtues shtetasin V. K.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”