(Video) Monika Kryemadhi nga Fieri mirëpret ish deputetin e PS që i bashkohet LSI

301
Sigal

Kreu i LSI Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me anëtarë e simpatizantë të forcës politike ku qëllimi ka qënë edhe lajmi që ish kreu i PS në Fier, ish deputeti i PS në vitet 2009-2013 Arjon Muçaj së bashku me një grup inxhinjerësh e mësuesish ish anëtarë të PS u bashkangjitën LSI në këtë qytet.

Postimi i Monika Kryemadhit :

Arioni na takoi sot në Fier me nje grup intelektualësh e aktivistësh, që bashkë me të, janë afruar në LSI. Një bashkëbisedim i sinqertë që nxorri në pah sfidat që përballen jo vetëm shumica e shqiptarëve, por edhe vetë ata brenda PS. Mund ta kuptoj zhgënjimin e tyre, pasi dështimet e kësaj qeverie po dëmtojnë të gjithë shqiptarët pavarësisht se cilën parti kanë votuar në të shkuarën. Unë ju mirëpres të gjithëve, edhe nëse jeni me një parti, pa parti, apo si shumica e shqiptarëve që ndihen të lodhur nga partitë politike, që të bashkoheni me mua dhe LSI në misionin tonë për të rikthyer shpresën, vendet e punës dhe mundësitë këtu në vendin tonë dhe bashkë ta bëjmë Shqipërinë të ndihet sërish shtëpi për të gjithë.