Vjosa Osmani mbyll takimet me partitë politike / Caktohet data e zgjedhjeve

Vjosa Osmani, Presidentja në detyrë e Kosovës ka përfunduar takimet me të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, për të vendosur mbi datën e re të zgjedhjeve, pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi qeverinë Hoti.

Përmes një njoftimi zyrtar, Vjosa Osmani shprehet se sapo të pranohet aktgjykimi i plotë i Kushtetueses do të caktohet data e zgjedhjeve.

NOA

“Në takime është diskutuar për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Pas përfundimit të takimeve dhe diskutimeve përmbajtësore me të gjitha subjektet politike u.d. Presidentja Osmani ka theksuar se sapo palët ta marrin Aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese, menjëherë do të caktohet data e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme. U.d.

Shih edhe : (Video) Laert Vasili shfaqet i dehur në emision 

Presidentja do të mbajë takime edhe me KQZ-në si dhe institucione të tjera relevante në mënyrë që organizimi i zgjedhjeve të bëhet sipas standardeve më të larta”, thuhet në komunikatë.