Presidenti Meta: Gëzuar 8 Marsin! E ardhmja u përket guximtarëve!

303
GËZUAR 8 MARSIN! E ARDHMJA U PËRKET GUXIMTAREVE! 💐🇦🇱
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, pata sot kënaqësinë e veçantë të takoja tre gra guximtare, simbole të kurajos dhe energjisë së pashtershme, Flora Toto, Drane Cara dhe Vezire Meta, të cilat së bashku me shoqen e tyre Polikseni Vjeshta, kanë hyrë në historinë e aviacionit shqiptar, si të parat femra, të cilat 53 vite më parë thyen një tabu për kohën, duke u hedhur me parashutë.
Pedagoge dhe mësuese të përkushtuara të edukimit fizik për dekada ato kanë dhënë një kontribut të vyer për kalitjen sportive të brezave të rinj, duke e ruajtur edhe sot energjinë dhe entuziazmin e atyre viteve.
Ndaj së bashku me Florën, Dranen dhe Veziren dua të ndaj sot një urim të përzemërt për çdo nënë, grua, vajzë dhe motër shqiptare: GËZUAR 8 MARSIN!
Vetëm me mbështetjen dhe promovimin e vajzave dhe grave, krijimin e çdo hapësirë për të qenë të lumtura e të realizuara në jetë, duke ju garantuar mundësi për të konkurruar denjësisht në jetën profesionale e publike dhe pa lejuar keqpërdorimin e tyre nga politika, Atdheu ynë i përbashkët do jetë edhe më i bukur, më i dashur dhe më frymëzues.
E ardhmja u përket Guximtareve! 💐🇦🇱
Sigal