Pas Jovan Vangjelit, zjarrfikësit kanë mundur të gjejnë edhe trupin e shkrumbuar të 36-vjeçarit Mateo Vangjeli në shtëpinë e djegur në lagjn “Muzakaj” të Beratit, ndërsa dyshohet se në brendësi është edhe një tjetër trup, ai i shokut të Mateos.
Më herët, zjarrfikësit u njoftuan prej familjarëve se në shtëpi kur ka rënë zjarri kanë qenë tre persona, pikërisht Jovan Vangjeli me të birin, Meteo, si edhe shoku i këtij të fundit
Zjarrfikësve tashmë iu mbetet të nxjerrin nga rrënojat e shtëpisë së bërë shkrumb nga zjarri edhe trupin e këtij të fundit.
Ngjarja e rëndë ndodhi pas mesnatës së djeshme ku një zjarr përfshiu të gjithë shtëpinë duke mos i dhënë mundësi atyre që gjendeshin brenda të shtëponin. Të afërmit i thanë gazetarëve se paraprakisht dyshojnë se shkak i zjarrit ka qenë një rezistencë, me të cilët banorët e shtëpisë ngroheshin dhe gatuanin






















