Reflektime nga studentët e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë për 8 Marsin: në Ditën Ndërkombëtare të Gruas

318
Sigal

Nga Klubi Studentor “Studime Ndërkombëtare & Diplomatike”

Nën drejtimin e pedagogeve Dr. Xhuljeta Krasta dhe Era Bucpapaj,

Univeristeti Mesdhetar të Shqipërisë

 Sa shumë  vlera dhe  peshë ka fjala grua…fjalë që zgjon dashurinë. “Grua”, Vajzë, “Nënë” por edhe ……. “Femër” siç thirret gabimisht ndonjëherë, grua do të thotë të jesh perëndeshë e veçantë, e fortë, e pastër, e bukur me shpirt dhe mendje, shtylla mbajtëse e shtëpisë, mali ku gjithë familja mbështet kokën.

Ne rrethohemi në jetë nga grate, por shumë pak i’a njohin vlerat që ka. Gruaja për shumë e shumë vite ka qenë e nënvlerësuar ,por tashmë  po duket se po vijnë kohë të tjera.

Gruaja është ajo qënie, e cila brenda shpirtit të saj, rrit një shpirt tjetër! Është ajo e cila sakrifikon veten për lumturinë e atyre që ka në krahë. Është ajo “dritë” të cilën Zoti e lëshoi mbi tokë!  Zoti e ka krijuar këtë qënie dhe i ka dhënë asaj një forcë të mbinatyrshme për t’i bërë ballë çdo sfidë, çdo baticë – zbaticë, çdo vështirësi që labirinthi i jetës së gjithësecilit prej nesh përmban.

 

Fjalët janë të pakta për të shprehur se çfarë mban një grua mbi supe: dashuria dhe sakrificat që ajo bën për të qëndruar në tokë, për të mbajtur problemet e saj dhe për t’i dhënë familjes së saj sigurinë që kërkon. Për të përshkruar rolin që luan një grua, qënia më e brishtë dhe delikate, ku në anën tjetër me forcën më të paimagjinueshme, është ajo qënie që sjell në tokë një jetë, qënia që vetësakrifikohet në mënyrë absolute për gjithçka ajo do me shpirt.

Jemi në vitin 2021, dhe gruaja hap pas hapi po bëhet qendra e shoqërisë sonë. Roli i saj është rritur shumë,  kjo falë vlerave që ajo zotëron. Gratë kanë arritur sot, falë sakrificave të shumta që kanë bërë në të kaluarën, të kenë edhe pozitë kyç në familje. Janë ato që edukojnë si djemtë, ashtu edhe vajzat që do të përballen me vështirësitë e shumta të jetës në të ardhmen.

Gratë i kanë treguar vlerat e tyre edhe në profesionet e shumta që ato ushtrojnë. Falë ëndrrave që ato kanë për karrierat e tyre, ato janë në gjendje që çdo biznes ta çojnë edhe më përpara se ç’ është. Kjo është e mundur ngaqë çdo punë e bëjnë me devotshmëri dhe me seriozitet maksimal.

Në mbarë botën Gratë po fuqizohen në politikë, në karrierë e në biznes por, edhe pse globalizimi ka bërë të mundur punësimin e shumë prej tyre, përsëri një pjesë prej tyre i ka lënë jashtë. Kjo ka ardhur ndoshta për shkak të specializimeve që kërkohen për t’u punësuar apo për shkaqe të tjera, mirëpo, që të njihen vlerat e gruas ato duhet të përfshihen sa më tepër në shoqëri. Shumë punëdhënës i paragjykojnë gratë,  e i shohin ato si të afta më së shumti në rritjen e fëmijëve dhe në kujdesin ndaj familjes e mirëmbajtjen e shtëpisë, por gratë, janë aq të forta sa të përballojnë edhe familjen dhe punën.

Mirëpo, gruaja sot ende përballet me shumë sfida, përulje, abuzim, mosbesim dhe pakënaqësi nga të tjerët. Ende sot gruaja përbuzet, përdoret dhe shihet si të jetë një object. Edhe pse në vitin 2021, gruaja ende shihet në shoqëri në mënyrë objektive, duke u gjykuar për çdo veprim dhe duke marrë këshilla të panevojshme se si ajo duhet të sillet. Ndoshta më parë fjala e saj nuk kishte aq forcë dhe zë të fortë që të dilte mbi fjalën e pathyeshme të burrit, por sot shoqëritë dhe ligjet duket se po ndryshojnë pro gruas!

Gruaja, është ajo qënie që pas brishtësisë, që ajo shfaq, ka një forcë të pamposhtur. Të jesh grua nuk është aspak e lehtë, çdo ditë të përballë me situata të ndryshme. Por, çdo grua ka forcën brenda saj për t’u përballur me gjithçka. Kudo t’a lëshosh, forca e saj nuk do t’a lejojë të vritet apo të thyhet thellë në vetvete, por guximi i saj i vesh të gjitha këto thyerje dhe i bën të duken të plota e të fshihen pas një buzëqeshjeje sado therëse që mund të jetë.

Pavarësisht të drejtave të shkelura, gruaja çdo ditë e më shumë po merr atë rol e rëndësi që i takon. Ka ardhur koha që, vlerat e shumta të gruas, të njohura ndërkombëtarisht, nëpërmjet kodeve shoqërore dhe ligjeve funskionale, të njihen e të respektohen më shumë edhe në shoqërinë e vendit tonë, që ende edhe sot, mban shumë paragjykime për rolin që duhet të kenë gruaja shqiptare. Nëpërmjet vlerave që ato zotërojnë, vendi ynë mund të bëhet edhe më i mirë, prandaj vajzave e grave duhet t’u jepet më shumë mundësi profesionale.

Për gratë janë shkruar libra, janë thurur vargje të tëra poezish e janë shkruar këngë, por përsëri, shumë burra e gra me tendenca  patriarkale e kanë të vështirë të pranojnë që gruaja të mund të barazohet  me burrin në mundësi dhe role. Në fakt ne nuk pretendojmë për barazi të tjera pasi e kuptojmë se burri dhe gruaja janë bërë për të plotësuar njëri-tjetrin e jo për t’u krahasuar.

 

Gratë janë të brishta por asgjë nuk mund t’i vrasë ato. Gratë janë të bukura, të forta dhe me shumë vlera, njësoj si diamanti. Gruaja është forca më e madhe në Tokë. Çdo rol i merituar duhet kaluar tek to! Drejtësia, forca, paqja ka lindur tek Gruaja! Të lindësh grua është fat!

 

Prandaj sot në 8 Mars ia shkruajmë emrin me G të madhe, për të mos i harruar vlerat e saj në 364 ditët e tjera të vitit!

 

 

Frank Vuthi, Viti i I-rë Bachelor në Marrëdhënie Ndërkombëtare & Diplomaci në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë: “Ka ardhur koha që, vlerat e shumta të gruas, të njohura ndërkombëtarisht, nëpërmjet kodeve shoqërore dhe ligjeve funskionale, të njihen e të respektohen më shumë edhe në shoqërinë e vendit tonë, që ende edhe sot, mban shumë paragjykime për rolin që duhet të kenë gruaja shqiptare”.

Ematina Husi, Viti i I-rë Bachelor në Marrëdhënie Ndërkombëtare & Diplomaci në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë: “Gruaja është ajo qënie, e cila brenda shpirtit të saj, rrit një shpirt tjetër! Është ajo, e cila sakrifikon veten për lumturinë e atyre që ka në krahë. Është ajo “dritë” të cilën Zoti e lëshoi mbi tokë”!

Alviona Hoxha, Viti i I-rë Bachelor në Marrëdhënie Ndërkombëtare & Diplomaci në Univeristetin Mesdhetar të Shqipërisë: “Fjalët janë të pakta për të shprehur se çfarë mban një grua mbi supe, dashuria dhe sakrificat që ajo bën për të qëndruar në tokë, për të mbajtur problemet e saj dhe për t’i dhënë familjes së saj sigurinë që kërkon. Grua do të thotë të jesh perëndeshë e veçantë, e fortë, e pastër, e bukur me shpirt dhe mendje, shtylla mbajtëse e shtëpisë, mali ku gjithë familja mbështet kokën”.

Iva Katundi, Viti i III-të Bachelor në Marrëdhënie Ndërkombëtare & Diplomaci në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë: “Unë sot nuk do të përgatitem thjesht për të dalë para pasqyrës, por përballë saj do të shoh me vëmendje tiparin që më bën të reflektoj forcën që kam. Me këtë tipar sot do të ngrihem SOT në 8 Mars për ndryshimin”.

Klaudia Kamber, Viti i I-rë Bachelor në Marrëdhënie Ndërkombëtare & Diplomaci në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë: “Gratë janë të brishta, por asgjë nuk mund t’i vrasë ato. Gratë janë të bukura, të forta dhe me shumë vlera, njësoj si diamanti“.