Policia aksion të befasishëm në Vlorë, arrestohen 3 persona, ishin shpallur në kërkim

Policia e Vlorës mbrëmjen e sotme ka zhvilluar një operacion të befasishëm.

Si rezultat, janë arrestuar 3 persona të cilët ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Sigal

Burime bëjnë me dije, se tre të arrestuarit janë konstatuar me armë pa leje me vete në momentin e kontrollit nga uniformat blu. Burime nga policia thonë se 6 persona janë shoqëruar për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

Pritet që nesër Policia të dal në një deklaratë për mediat.