Rriten shifrat e Covid-it, MSH: 99 raste të reja në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete

180
Sigal

Vijon të rritet numri i infektimeve nga koronavirusi në Shqipëri.

Gjatë 24 orëve të fundit, kanë rezultuar pozitivë me virusin e rrezikshëm 99 qytetarë, nga 65 raste të reja që ishin një ditë më parë.

Ministria e Shëndetësisë iu bën apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Lajm i mirë është se edhe në këto 24 orë nuk ka humbur betejën me Covid-19 asnjë i infektuar, ndërsa janë shëruar edhe 23 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,314 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i MSH:

Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Vaksinat antiCovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 3,599 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 99 qytetarë, në këto bashki: 26 raste në Tiranë, 12 raste në Elbasan, 8 raste Vau i Dejës, 7 raste në Shkodër, Kuçovë, 5 raste në Vlorë, 4 raste në Durrës, Berat, Kamëz, Malësi e Madhe, 3 raste në Krujë, 2 raste në Fier, Kavaj, Lushnje, Dimal, Sarandë, 1 rast në Korçë, Lezhë, Librazhd, Konispol, Gjirokastër.

Aktualisht janë 539 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 23 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 23 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,314 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (04 Gusht 2021)
Raste të reja ditore 99
Të shëruar në 24 orë 23
Të shtruar në spitale 23
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3,599
Testime totale 914,746
Raste pozitive 133,310
Raste të shëruara 130,314
Raste Aktive 539
Humbje jete 2,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 200
Elbasan 75
Shkodër 57
Vlorë 50
Berat 35
Lezhë 34
Fier 29
Kukës 24
Durrës 17
Korçë 11
Gjirokastër 7