Pogradec, përplasi një 30-vjeçar me makinë dhe u largua, policia kap autorin

96
Sigal

Një aksident ka ndodhur në zonën industriale në qytetin e Pogradecit.

Një mjet ka përplasur një 30-vjeçar i cili po lëvizte me biçikletë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Rreth orës 18:50, në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasi A. K., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar biçiklistin A. V., rreth 30 vjeç, banues në Pogradec, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Me drejtuesin e automjetit po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.