Plagosja në Lezhë/ Në përplasje të përfshira dy grupe, zbulohet identiteti i autorit

306
Sigal

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga plagosja që ka ndodhur sot pasdite në Lezhë.

Mendohet se në ngjarje të përfshira janë dy grupe.  Dy grupet e përfshira në konflikt dyshohet se janë banorë të fshatit Gjadër.

Raportohet se Odise Simoni kishte ndaluar tek një bar në aksin Lezhë-Shkodër.

Një automjet është afruar dhe ka qëlluar në drejtim të 29 vjeçarit. Autori që ka qëlluar drejt Odise Simonit është Daniel Rama.