Denoncuan skandalin me abuzimet seksuale në shkolla, Besa Shahini i hakërrehet mediave

586
Sigal

Qendra për të Drejtat e Fëmijëve, CRCA/ECPAT në Shqipëri edhe sot kërkoi që të shkarkohet ministrja e Arsimit, Besa Shahini. Pak dite me pare, në një letër zyrtare drejtuar kryeministrin Edi Rama, Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi dhe shumë anëtarëve të tjerë, drejtori i CRCA-së, Altin Hazizaj ka kërkuar që në mënyrë emergjente të shkarkohet Shahini dhe të mos lejohet abuzimi në shkolla. Hazizaj i referohet rastit më të fundit të denoncuar në emisionin “Stop”, ku një mësues, Agron Bego bashkë me kolegët e tij abuzonin seksualisht me nxënëset e tyre. Në shumë raste mësuesit bënin seks me të njëjtën nxënëse, njëri pas tjetrit.

E në vend që të reagojë për këtë ngjarje të rëndë në shkollat shqiptare, ministrja e Arsimit Besa Shahini kujtohet të sulmojë mediat.

Ministrja e Arsimit Besa Shahini në fjalën e saj para Kongresit te PS u ndal te dhuna dhe ngacmimet e vajzave dhe grave, ku e vendosi theksin te denoncimet në media të vajzave dhe grave për ngacmime seksuale. Shahini akuzoi edhe emisione të caktuara në media se ‘në vend që t’i trajtojë me ndjeshmëri, i nxjerrin në emisione dhe spekulojnë vetëm për të tërhequr shikueshmëri‘. Ministrja sulmoi edhe drejtuesit e emisioneve që pjesë tyre kanë edhe velinat, kur tha se ‘gjoja brengosen për ngacmim, ndërsa objektivikojë dhe ndoshta ngacmojnë edhe vetë trupat e grave të reja që vallëzojnë aty në emision

Sistemi arsimor nuk është ende emancipues. Media patriarkale promovon imazhin e burrit të fortë duke ndërtuar mes imazheve një pabarazi. Viktimat e sistemit patriarkal janë si vajzat dhe djemtë. Gruaja dhe vajza kanë filluar të kenë kurajon të denoncojnë ngacmimet. Media në vend që t’i trajtojë në ndjeshmëri, i nxjerr në emisione dhe spekulojnë me javë.

Vetëm për të tërhequr shikueshmëri. Nuk janë të vetëdijshëm për hipokrizinë e tyre, që gjoja brengosen për ngacmim, ndërsa objektivikojë dhe ndoshta ngacmojnë edhe vetë trupat e grave të reja që vallëzojnë aty në emision. Hapësira ku denoncohet abuzimi duhet të jetë e sigurt. Edukimi feminist nuk është kundër burrave por mendësisë patriarkale” tha Shahini.

Protesta e sotme kunder Shahinit te Kryeministria

Drejtori i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA), Altin Hazizaj organizoi një protestë para Kryeministrisë ku u kërkua dorëheqja e ministres së Arsimit, Besa Shahini.

“Deri sa kjo fytyre te largohet nga drejtimi i arsimit publik shqiptar dhe te mbaje pergjegjesi per krimet seksuale ndaj femijeve! BESA SHAHINI JE FAJTORE PER KRIMET SEKSUALE NDAJ FEMIJEVE NE SHKOLLAT PUBLIKE! LARGOHU!”, tha Hazizaj.