“Përgatituni për ‘shpërthime lokale’ të koronavirusit vdekjeprurës”, OBSH vë alarmin

485
Sigal

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i ka bërë thirrje qeverive në mbarë botën që të përgatiten për “shpërthime lokale” të koronavirusit të ri.

Njoftimi i sotëm, vjen pasi Kina tha se numri i viktimave nga virusi është rritur në 259, ndërkohë që numri i të prekurve ka shkuar në disa mijë.

Mëngjesin e sotëm mediat raportojnë për të paktën 11,791 raste të konfirmuara me virusin e ri, duke u shndërruar në shpërthim më të madh sesa ai i virusit SARS më 2002-2003.

Më herët gjatë javës, OBSH-ja shpalli emergjencë botërore mbi koronavirusin e ri.

Kjo organizatë shprehu shqetësimin se disa raste të raportuara jashtë Kinës me këtë virus, mund të paraqesin raste të transmetimit të virusit nga njeriu në njeri.

“Shtetet duhet të përgatiten për importimin e mundshëm, në mënyrë që të identifikojnë rastet sa më herët që është e mundur që të jenë të gatshme të kontrollojnë shpërthimet e virusit, nëse kjo ndodh”, tha përfaqësuesi i OBSH-së, Gauden Galea.

Të paktën 25 shtete kanë raportuar se kanë identifikuar raste të personave të prekur nga virusi i ri, ku kryesisht bëhet fjalë për persona që kanë udhëtuar nga Kina.

Kujtojmë se alarmi i kuq është vënë dhe për Shqipërinë, veçanërisht pas dy rasteve që janë konfirmuar në Itali, si dhe një rasti në Greqi.