Ulja e menjëhershme e temperaturave gjatë 3 ditëve të fundit, deri në minus disa gradë në zonat malore dhe reshjet e dëborës kanë sjellë një sërë problemesh në qarkun e Beratit.
Fshatrat e njësisë administrative Potom dhe Gjerbës janë pothuajse të izoluar për shkak të dëborës, ndërsa fshatrat e Tomorricës ndodhen nën pushtetin e errësirës për shkak të mungesës së energjisë elektrike prej disa orësh. Burime pranë Bashkisë Skrapar bëjnë me dije se, rreshjet e dëborës gjatë natën së djeshme e ditës së sotme kanë izoluar disa zona të fshatit Gjerbës si dhe fshatrat Leshnje e Gradec, ndërkohë që janë të pakalueshme akset Gjerbës-Qafë Dëvri-Potom.
Mësohet se po punohet për të zhbllokuar nga bora akset kryesore të këtyre zonave rurale ndërsa një brigadë e OSHEE-së ësht nisur për riparuar problemet e energjisë elektrike në zonën e Tomorricës.




















