Java nis me reshje shiu në të gjithë vendin, dhe ulje të temperaturave

564
Sigal

Java nis me reshje shiu në të gjithë vendin, ndaj para se të dilni mos harroni të merrni çadrat me vete.

Sipas asaj që parashikon IGJEUM, edhe temperaturat pritet të pësojnë ulje, teksa në vendet e ulta ato maksimale do të jenë vetëm 15 °C.

Megjithatë, kjo situatë është kalimtare pasi vonë në mbrëmje dhe gjatë së martës, Shqipëria i rikthehet motit të kthjellët.

Ja parashikimi për nesër, sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit – IGJEUM 

RESHJET

Nesër (e hënë, dt.25) priten reshje të dobëta deri mesatare në të gjithë vendin (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e hënë, dt.25) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 14 / 18 °C

në vendet e ulëta: 13 / 15 °C

në vendet malore: 7 / 8 °C

ERA

Nesër (e hënë, dt.25) e lehtë deri mesatare.