E rëndë/ Të miturit shtrihen në mes të rrugës, kishin konsumuar hashash dhe alkool

552
Sigal

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit ku dy fëmijë janë dërguar me urgjencë në Spitalin e këtij qyteti pasi dyshohet se jan helmuar nga konsumimi i lëndëve narkotike.

Burime bëjnë me dije se fëmijët janë të moshës 11 dhe 12-vjeç ndërsa janë dërguar në gjendje shoku në spital pasi kishin konsumuar lëndë narkotike dhe pije alkoolike.

Dy të miturit qëndronin të shtrirë në rrugë në qendër të qytetit përballë Kalasë, në afërsi të “Teatrit Skampa”, ndërsa dy ambulanca kanë mbërritur duke bërë transportimin e tyre për në spital.

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga ana e Spitalit Rajonal të Elbasanit mbi gjendjen e të miturve si dhe të Policisë, ndërsa është tepër shqetësues fakti se si fëmijët përfundojnë si konsumator të lëndëve narkotike dhe alkoolike.

Shtuar kësaj shqetësues është edhe fakti që ka të bëjë me rrugët apo kanalet me të cilat ata i gjejnë substancat e ndaluara, ndërkohë që me ligj ndalohet shitja e pijeve lakoolike për persona nën 18 vjeç.