Ballina Aktualitet Dibër/ Zbardhet grabitja ku mbeti i plagosur i zoti i shtëpisë, në...

Dibër/ Zbardhet grabitja ku mbeti i plagosur i zoti i shtëpisë, në pranga dy persona

587
Sigal

Është zbardhur grabitja me armë me pasojë plagosjen e të zotit të banesës që ndodhi ditën e djeshme fshatin Brezhdan të Dibër.

Policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë në flagrancë autorët e dyshuar trë ngajrjes.

Mësohet se është sekusetruar arma e krimit,  municione luftarake dhe veshjet  e përdorura nga autorët.

Gaetano Hasi, 35 vjeç, banues në fshatin  Brest i Poshtëm/Kastriot, Dibër ( veprat penale “Vjedhje me armë” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”)

Ilir Shini, 31 vjeç, banues në fshatin  Brest i Epërm/Kastriot, Dibër (Vepra penale “Vjedhje me armë”, kryer në bashkëpunim”).

Këta shtetas në bashkëpunim  me njëri –tjetrin  dyshohen se më datë 15.07.2018, rreth orës 03.30,  të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë vjedhur banesën e shtetasit A.S, 53 vjeç, banues në fshatin Brezhdan, ku gjatë grabitjes ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi E.S, 35 vjeç.

Në vijim të veprimeve të kryera për dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes,  shërbimet e policisë gjatë  kontrollit të kryer në  banesën e shtetasit  Gaetano Hasi kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

Një armë zjarri automatik model 56, 506 copë fishek, 1 krëhër,  1 jelek antiplumb,  si dhe disa veshje që dyshohen se janë përdorur nga autorët gjatë grabitjes.

Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për hetime të mëtejshme.