Moti i keq gjunjëzon Italianë/ Gjendet trupi i pajetë i 52-vjeçares, e mori lumi

502
Sigal

Është gjetur trupi i pajetë i Rosanna Parodi, 52-vjeçares së humbur në zonën Alessandria,  pas daljes nga shtrati të lumit Bormida.

Trupi i viktimës u gjet brenda makinës, e cila u mor nga rrjedha e lumit.

Sipas mediave italiane, t ragjedia do të ishte shmangur nëse do të ishte mbyllur rruga provinciale 181.

Dyshohet se disa persona kanë hequr barrierat që ishin vendosur më parë në rrugë, çka ka sjellë edhe një hetim të Karabinierisë dhe Mbrojtjes Civile.

Prej disa ditësh, Italia Qëndrore dhe ajo e Veriut po vuajnë pasojat e përmbytjeve. Në disa qytete, siç është edhe Venecia, niveli i ujit arrin në disa centimetra duke bllokuar jetën publike.

Shqetësuese mbetet edhe zona mes rajoneve Piemonte dhe Lombardia, ndërsa lumi Po tashmë ka dalë nga shtrati.

Edhe liqeni i Comos është gjithashtu nën një mbikëqyrje të veçantë, pasi në 24 orët e fundit niveli i ujit është rritur me 12 centimetra, ndërsa komuna ka marrë masat për të parandaluar tragjedi të tjera.