Na habiti! Pas debateve dhe zhurmës së madhe, Andi ka dy fjalë për Tean dhe Beartin

306
Sigal

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Andi Shehu ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin #EXPULS në Rtv Ora.I pyetur se si u ndje ai kur plasi skandali Tea dhe Beart, ai u shpreh:

“Asigjë. Kam shumë respekt, InshAllah do Zoti të bëhen me fëmijë, të jenë gjithë jetën bashkë”, tha Andi duke i bërë dhe një urim publik çiftit.

Kujtojmë se ajo dhe Bearti pranuan para pak kohësh që ishin të lidhur së bashku duke ngritur dyshime të mëdha nëse lidhja që ajo kishte më parë me Andin në“Përputhen” kishte qenë ndonjëherë e vërtetë apo jo.

Disa ditë më parë, Tea ka qenë e ftuar në “Dua të të bëj të lumtur”, ku tregoi se historia e dashurisë me Beartin kishte nisur që në momentin që ai ishte larguar nga “Përputhen” dhe tregoi gjithashtu raportet që kishte me Andin.

“Thonë që çudia më e madhe tri dit zgjat, por kjo e imja zgjati për 3 javë. Historia ime dhe e Beartit nisi pasi ai u largua nga programi dhe të gjithë e dinin këtë gjë, madje dhe vetë produksioni. Andi është një mik i mirë i imi, asgjë më shumë. Publiku i gjerë kishte krijuar imazhin e tyre për mua, por unë nuk mund të zgjedh dashurinë e jetës sime në bazë të mendimeve të tyre. Falë ‘Përputhen’ gjeta partnerin e jetës sime e për këtë nuk pendohem”, tregoi Tea.