Paketa “Anti-KÇK”, A e përdori qëllimisht Edi Rama emrin e ambasadores Kim

446
Sigal

Kryeministri Edi Rama e ka bërë zakon që të përdorë ndërkombëtarët sa herë i duhet të justifikojë zullumet e tij.

Kështu bëri edhe kur miratoi paketën antishpifje dhe deklaroi se ka mbështetjen e OSBE, pavarësisht se kjo e fundit reagoi më vonë zyrtarisht kundër projektit të tij.

Të premten, Edi Rama postoi një njoftim të shkurtër nga takimi i parë me ambasadoren e re amerikane, Yuri Kim. Rama tha se ishte koincidencë e bukur që pas takimit me Kim, qeveria miratoi paketën anti-KÇK. Fakti që në dy fjali njoftim, Rama bën këtë lidhje, të bën të mendosh se ka biseduar me zonjën Kim për këtë çështje.

Por pak orë më vonë, Zëri i Amerikës raportoi se ambasada e SHBA dhe BE nuk janë informuar për anti-KÇK-në. Madje ky akt normativ nuk është lexuar nga askush.

A e përdori qëllimisht Rama emrin e Kim? Kjo mund të spekulohet, por fakt është se kjo nismë ligjore e Ramës ka sjellë një alarm të madh nga organizatat e shoqërisë civile njësoj si në rastin e paketës antishpifje.