Përfshihet nga flakët një sipërfaqe toke në Devoll, zjarrfikësit në terren

118
Sigal

Një vatër zjarri është aktivizuar në zonën e Devollit. Mësohet se janë përfshirë nga flakët një sipërfaqe me bimësi të ulët (shkurre). Sipas informacioneve flakët janë identifikuar mbrëmjen e së dielës.

Nuk dihet ende sa është sipërfaqja e shkrumbuar dhe as shkaqet e zjarrit. Vatra momentalisht nuk paraqet rrezik të shtuar për përhapje të mëtejshme pasi 10 punonjës të shërbimit zjarrfikës nga bashkia Devoll ndodhen në terren për të bërë të mundur izolimin e flakëve