Peshkonin në mënyrë të paligjshme me lëndë plasëse, procedohet penalisht 3 persona në Vlorë

80
Sigal

Policia e Vlorës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, evidentuan dhe goditën një rast të peshkimit të paligjshëm me lëndë plasëse artizanale, si rezultat i të cilit u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit M. Z, Y. H, banues në Vlorë dhe K. P, banues në Fier.

Këta shtetas u konstatuan në bregdet, në fshatin Delisuf, duke gjuajtur peshk në mënyrë të paligjshme, me lëndë plasëse artizanale. Gjatë kontrollit fizik të njërit prej tyre, shtetasit M. Z, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 4 copë lëndë plasëse të përgatitur në mënyrë artizanale.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.