Burri dhe i biri i vranë djalin e madh, nëna: I shtrirë me plagë, më tha “mami mos qaj, unë jam mirë”

266
Sigal

Krishtlindja u përgjak në një familje shqiptare në Kretë, pasi babai dhe i biri i tij, i vogli, dyshohet se vranë djalin e madh me thikë pas një sherri që nisi për muzikën.

Babai 55-vjeç dhe djali i vogël 24-vjeç u lanë dje në burg pa afat, ndërsa nëna e 26-vjeçarit që u ekzekutua, mes lotëve dhe dhimbjes rrëfeu ngjarjen e rëndë.

“E pashë të shtrirë në rrugë dhe ai po më thoshte “mami, mos qaj, jam mirë”, rrëfeu nëna e 26-vjeçarit shqiptar që ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të rënda që mori.

Sipas avokatit të 55-vjeçarit, babai nuk kishte qëllim për të vrarë fëmijën e tij dhe se e gjitha ndodhi gjatë përleshjes.

Tashmë babë dhe bir janë të akuzuar për bashkëpunim në vrasje.

Sipas dëshmisë së siguruar nga policia, familje ishte grindur për shkak të zërit të lartë të muzikës që dilte nga lap topi.

Sherri ka degjeneruar më pas në përplasje fizike dhe në fund, i riu 24 vjeçar kishte mbajtur vëllain e tij, ndërsa babai e qëlloi shtatë herë me thikë.