Plas bombola e gazit në Tiranë, burrë e grua përfundojnë në spital

70

Një bombol gazi ka palsur sot në një shtëpi në Tiranë dhe si pasojë janë plagosur burrë e grua, të cilët janë dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor.

Bombola ka shpërthyer në ambientet e jashtme të shtëpisë. Deri më tani nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore dhe nëse kanë marrë shumë plagë nga shpërthimi.

“Më datë 24.11.2020, rreth orës 12:11, në rrugën “Shefqet Kuka”, në ambientet e jashtmë të banesës së shtetasit M.G., ka plasur një bombul gazi, dhe për pasojë janë dëmtuar lehtë shtetasi M.G dhe bashkëshortja e tij shtetasja D.G, të cilët u dërguan në spital, për ndihmë mjekësore”, thotë policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave.