Përfshihet nga flakët një pallat 12-katësh. Detajet rreth rënies së zjarrit (FOTO)

296
Sigal

Një zjarr ka rënë mëngjesin e sotëm në një pallat 12-katësh. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë zonës së njohur si “Farmacia 10” në Tiranë, ndërsa për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar.

Po ashtu bëhet e ditur se pallati është në ndërtim, ndaj nuk ka rrezik për djegien e banesave.

Forcat zjarrfikëse dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punohet për të neutralizuar flakët.

Nuk ka ende informacion për arsyet e rënies së zjarrit.