Pedagogët paralajmërojnë qeverinë: Bojkotim sezonit të provimeve nëse nuk plotësohen kërkesat

150
Sigal

Pedagogët janë rikthyer këtë të hënë në auditore, por me një paralajmërim kundrejt Ministrisë së Arsimit dhe qeverisë. Bojkot të sezonit të provimeve nëse nuk plotësohen kërkesat e paraqitura në peticionin e dorëzuara nga sindikatat e pedagogëve. Kështu është shprehur kryetari Sandër Kovaçi në deklaratën para Universiteti Politeknik të Tiranës.

Nëse deri në shkurt nuk finalizohen kërkesat tona, do ketë bojkot të provimeve. Erdhi situata e nevojës për të mos dëmtuar procesin arsimor, nuk kishte kuptim për bojkot më shumë se 3 javë. Zëvendësimi i 3 javëve nuk ka asnjë problem. Qëndrimi ndaj qeverisë nuk është zbutur. Do ketë bojkot më të plotë në rast se nuk reagon qeveria”

Rritjen 8% të pagës nga buxheti i universiteteve, pedagogët deklarojnë se është kryer vetëm pjesërisht në disa qytete.

Dua të denoncoj faktin që 3 universitete kanë premtuar që do financojnë 8%. Ne jemi për 30%. Në Shkodër është miratuar 2%. Kjo është skandal. Nuk ka asnjë shans që të parashikojë financimin e 8% shtesë. Ne jemi që ky 8% s’duhet të jepet nga universitetet. Nuk ka asnjë mundësi që të financohen pagat e pedagogëve. Shumë shpejt do të dëgjohemi se çfarë do të ndodhë me këtë 8%.

Hyrja në grevë urie ishte një ndër vendimet që pritej të merrej nga pedagogët e cila nuk u realizua.

Në 5 tetor qeveria vendosi rritjen e pagës së pedagogëve vetëm me 15 %, 7% nga shteti dhe 8% nga vet universitetet. Por pedagogët kundërshtojnë duke thënë se kjo rritje është e pa mjaftueshme dhe nuk i përgjigjet kërkesave dhe nevojave të tyre.