Ekspertët: Po kthehemi në narko-shtet nga dyndja e kokainës në Durrës

 

Fuqizimi i grupeve kriminale ka rreth 20 vite që vijon duke përfituar kryesisht nga përgjumja e strukturave shtetërore. Për këtë eksperti kritikoi qasjen e autoriteteve shqiptare që, sipas tij, nuk vihen në pararojë edhe kur prokurorë të njohur të antimafies italiane paralajmërojnë forcim të mëtejshëm të grupeve kriminale.

 “Pesha totale e arkës është 21 kg, nga këto 17 është vetëm “malli” brenda, peshë fikse për çdo ngarkesë.“Furnitorët” në Ekuador, janë seriozë nuk cedojnë në këto punë”

NOA

Lënda narkotike e kapur në Portin e Durrësit ka ngritur dyshime të vazhdueshme për lehtësinë që mund të kalojë në port sasi të konsiderueshme kokaine, ndërsa asnjë masë e shtuar nuk ndërmerret. Por kësaj here janë hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët kanë zbritur në terren për kontrolle për mënyrën se si ndodh në të vërtetë skanimi i konteinerëve me banane. Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit duket se po kontrollojnë kuti më kuti për të parë nëse ka të tjerë konteinerë me kokainë, ose të paktën të mund të gjejnë gjurmë të lëndës narkotike. Aksioni vijoi në anijen “CONTSHIP ECO” që erdhi nga Pireu, pasi po të sasisë se munguar të pritshmërisë dhe sinjalizimit që kishin marrë nga partnerët që kishin pikasur “pakon” që po vinte në portin e Durrësit. Më datë 3 nëntor 2022, të fshehura mes bananeve u kapën 31 pako me lëndë narkotike kokainë, me peshë totale 33.5 kilogramë. Tani po kërkohet për të gjetur dërgesën e mbetur të lëndës narkotike, për të cilën janë vendosur në pranga Petrit Demishaj, Alban Naziraj dhe Artur Sevdaraj. Ndërkohë që në kërkim është presidenti i “BanaKing”, Trifon Murataj, i cili dyshohet se është përfshirë gjithashtu në kalimin kokainës. Në një detaj të zbuluar së fundmi thuhet se 2 punonjësit e Portit të Durrësit, të arrestuar nga Policia e Shtetit, akuzohen se ulën fuqinë e pajisjes skanuese në momentin kur ka kaluar kontejneri me kokainë. Ky dyshim që ka ngritur grupi hetimit vjen pasi nga analizimi që skaneri i bëri kontejnerit që vinte nga Ekuadori, nuk u evidentua asnjë gjurmë e lëndës narkotike që fshihej në brendësi të kutive me banane. Sinjalizimi për lëndën narkotike u mor nga partnerët, të cilët kanë informuar për një sasi të konsiderueshme kokaine. Pavarësisht se skaneri nuk konstatoi prezencë kokaine, Policia e Durrësit ushtroi kontrolle në kontejnerë, ndërsa qeni anti-drogë gjeti sasinë e fshehur të kokainës që vjen nga Ekuadori. Pasi është nisur, ngarkesa ka ndaluar në Cristobal (Panama), në Greqi dhe si përfundim në Goia Tauro në Itali, ndalesa e fundit është porti i Durrësit. Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka bërë llogarinë sesi fshihet kokaina në mes të bananeve, që vijnë nga Ekuadori, fshehur brenda kutive të kartonit. Hoxha shkruan se pesha totale e arkës është 21 kg, nga këto 17 është vetëm “malli” brenda, peshë fikse për çdo ngarkesë. “Prandaj nwse policia thotë se në portin e Durrësit mungojnë ose janë vjedhur X arka me banane, nga konteinerët e MAESK ardhur nga Ekuadori, pesha e vërtete e “mallit” të ardhur është: X shumëzim për 17 kg… “Furnitorët” në Ekuador, janë seriozë.”-shkruan Hoxha. “Erdhi malli i mirë, erdhi… PRODUKT OF EKUADOR… Që të jemi korrekt, sa herë ngarkesa me kokainë është brenda në arkat me banane, pesha është standard… Pesha totale e arkës 21 kg. Pesha e “mallit” mes bananeve 17 kg. Pesha e bananeve, që mbulojnë “mallin” 2 kg. Pesha e arkës prej kartoni 2 kg. Pesha e bananeve që duhet të jetë në arkë 19 kg. Gjatw dy viteve të fundit, në të gjitha rastet kur “malli” ka qenë brenda arkave me banane, pesha e kokainës ka qenë precize, 17 kg për çdo arkë.” Megjithatë dërguesi s’është zbuluar kurrë, e as pritësit në Shqipëri.” Ngjarje të tilla të rënda ku tregojnë për fuqinë që ka krimi në vend deri në kontrollin e Pikave të Kalimit Kufitar nuk e ka lënë pa komentuar edhe opozita. Kreu demokrat Sali Berisha në një konferencë për media deklaroi se Porti i Durrësit është kthyer në një nga portet më të mëdhenj të trafikimit të kokainës me destinacion Europën. Grupet kriminale shqiptare janë fuqizuar duke e kthyer portin e Durrësit në një nyje konkurruese të trafikut ndërkombëtar të kokainës. Ekspertët paralajmërojnë se nëse nuk ndërhyhet në kohë Shqipëria rrezikon të kthehet në një narko-shtet. Dy vite më parë asaj iu kapën edhe 137 kg kokainë në vetëm një dërgesë. Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, tha se situata është alarmante. Karamuço e konsideroi paradoks faktin që kompania e importit të frutave vijon të faturojë aktivitet ekonomik pavarësisht asaj i janë kapur disa herë sasi droge në kontejnerë. Ai tha se fuqizimi i grupeve kriminale ka rreth 20 vite që vijon duke përfituar kryesisht nga përgjumja e strukturave shtetërore. Për këtë eksperti kritikoi qasjen e autoriteteve shqiptare që, sipas tij, nuk vihen në pararojë edhe kur prokurorë të njohur të antimafies italiane paralajmërojnë forcim të mëtejshëm të grupeve kriminale. Karamuço tha se bandat shqiptare po konkurrojnë në tregun evropian për transportin, magazinimin dhe shpërndarjen me çmime disa herë më të lira. Eksperti tha se aktualisht rreth 10-15% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë vjen si rrjedhojë e narkotrafikut.