Fillojnë reshjet e shiut në Kukës, izolohet vatra e Zjarri në Majën e Rrunës

211
Sigal

Në Kukës kanë nisur reshjet e para të shiut dhe pritet që të ndihmojnë forcat në terren për shuarjen e vatrave të zjarrit.

Mbrojtja Civile në Prefekturën e Kukësit njofton se vatra e zjarrit e rënë tek Maja e Rrunës është izoluar.

Për mbajtjen nën kontroll e monitorim të saj janë angazhuar 10 forca zjarrfikëse.

Ndërsa 30 forca të DMR-së Burrel dhe nga Tirana janë angazhuar për mbajtjen nën monitorim të vatrës së zjarrit te Laku i Thive.

Po ashtu, njoftohet se vatra e zjarrit e ardhur nga territori i bashkisë Fusharz në vendin e quajtur Maja e Zezë vazhdon të jetë aktive. Situata në bashkinë Tropojë dhe Has është e qetë.