Surprizon moti/ Mesdita sjell shtrëngata, fundjava me temperatura në ulje

497
Sigal

Ndonëse dita e sotme nisi me vranësira dhe u karakterizua nga reshje të dobëta shiu, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë pasdites do të rikthehen kthjellimet në një pjesë të konsiderueshme të vendit, mesditës, duke përjashtuar jugun.

Sikurse tregohet edhe në tabelën bashkëngjitur më poshtë, reshjet do të jenë të dobëta dhe të shoqëruara me shtrëngata, por nuk parashikohet rrezik përmbytjesh.

Ndërkaq, era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet, ku do të shkaktojë valëzim të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen që të ulen ndjeshëm në zonat malore, ku do të kapin vlerën minimale të 5ºC  dhe në zonat e ulëta, ku treguesi i termometrit do të variojë nga 8 deri në 22ºC. Ndërsa, në zonat bregdetare, temperaturat do të jenë me vlera skajesh nga 12 deri në 21ºC.

PARASHIKIMI SIPAS IGJEUM

RESHJET
Sot pasdite (e enjte dt.31) dhe nesër (e premte dt.01) priten reshje, në përgjithësi të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT
Nesër (e premte dt.01) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 12 / 21 °C
në vendet e ulëta: 10 / 23 °C
në vendet malore: 4 / 10 °C

ERA
Sot pasdite (e enjte dt.31) dhe nesër (e premte dt.01) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht në bregdet dhe në territoret malore veriore.