Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, arrestohen 6 persona mes tyre dhe shqiptarë. Si nisi hetimi

351
Sigal

Policia italiane, në rajonin e Frosinone, në përfundim të një operacioni antidrogë ka shkatërruar bandën kriminale. Sipas mediave italiane në pranga kanë rënë 6 persona mes tyre edhe shqiptarë.

Mediat bëjnë të ditur se grupi kriminal, merrej me prostitucion, vjedhje, zhvatje, tregëti armësh dhe drogë. Gjykata e Frosinones ka vendsour që 6 personat të futen në paraburgim deri në vendimin e gjykatës ndërsa një tjetër lënë në arrest shtëpie.

Hetimi ka nisur më 20 dhjetor, pas vrasjes së mbetur në tentativë  të një shtetasi me origjinë shqiptare nga një pjestar i kësaj bande.Sipas hetimet të koordinuaraa nga Zëvendës Prokurori dr Samuel Amari mosmarrveshja midis dy presonave që ka çuar deri në vrasje, ka lindur si shkak  i ndarjes së pabarabartë, i të ardhurave që fitonin nga shfrytëzimi i prostitucionit.