VIDEO/ Dy shqiptarë arrestohen në Athinë, kokainën e kishin fshehur në furrë

413
Sigal

Policia greke ka goditur një grup të trafikut të kokainës të përbërë nga shqiptarë dhe kroatë. Mediat greke raportojnë se gjatë operacionit u sekuestruan 105 kg kokainë në 102 pako.

Ishte vetë Ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve Mihalis Krisohoidhis  I cili postoi në Twitter një video të operacionit policor. Sasia e kokainës ishte e fshehur në një enë me rërë. Kjo e fundit ishte vendosur brenda në furrën e një apartamenti në lagjen e Shen Shimitrit në Athinë.

Përvec kokainës policia greke  gjeti dhe 534,000 euro cash, ndërkohë  në një operacion tjetër në një apartament te dyte u zbuluan rreth 200,000 euro që I përkisnin të njëjtit grup kriminal.

Në deklaratën përpara mediave për këtë operacion u nënvizua se të ardhurat e parashikuara të organizatës kriminale, me shitjen e kokainës në tregun e brendshëm mund të arrinin më shumë se 5 milionë euro.