E konfirmon policia, autobusi i kombëtares serbe u qëllua me gurë

519
Autobusi me të cilin ekipi serb lëvizi nga aeroporti “Nënë Tereza” drejt hotel “Sheraton”-it është qëlluar me gurë. Lajmin e konfirmon Policia e Tiranës me një komunikatë zyrtare të lëshuar në mbrëmje. “Nuk u konstatuan probleme gjatë shoqërimit të ekipit serb, ndërsa në momentin e mbërritjes përpara hotelit është vënë re se nga krahu i drejtuesit të autobusit kishte një plasaritje. Dyshohet se mund të jetë gjuajtur me gurë nga një distancë e largët”, shpjegohet në deklaratë. Po punojmë për verifikimin e të gjitha rrethanave dhe zbulimin e autorëve të këtij veprimi”, thuhet në deklaratë. Autobusi që transportoi serbët u shoqërua nga 36 makina policie.
Sigal